• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Më pak studentë nga viti në vit, ministrja e Kulturës ka një mesazh për drejtuesit e Universitetit të Gjirokastrës

20/09/2018
Më pak studentë nga viti në vit, ministrja e Kulturës ka një mesazh për drejtuesit e Universitetit të Gjirokastrës

‘Universiteti “Eqerem Çabej’ në Gjirokastër duhet të bëhet më konkurrues’. Ky ishte mesazhi i ministres së Kulturës dhe deputetes së qarkut, Mirela Kumbaro gjatë një komunikimi që ajo pati me mediat. E pyetur nga gazetarët për numrin e ulët të regjistrimeve, Kumbaro theksoi edhe njëherë se është nevojshme rritja e cilësisë në arsim. Këtu ajo solli në vëmendje vendimin e qeverisë për notën mesatare mbi 7 si kriter për degën e Mësuesisë.

“Unë besoj se cilësia në mësimdhënie nuk është një formalitet, por është një garanci për të ardhmen. Ne kemi nevojë të rrisim cilësinë. Kjo do të thotë që Universiteti ‘Eqrem Çabej’, duhet të rrisë performancën për të qenë konkurrent me universitetet e tjera. Duhet të konkurrojmë vetëm me cilësi. Hapja e programit Master për Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore duhet të jenë një pikë e fortë e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ sepse tregun e ka të siguruar”, tha Kumbaro.

Ministrja shtoi më tej se universiteti duhet t’i orientojë programet e studimit drejt tregut të punës që është më specifik për Gjirokastrën.

“Nuk duhet të jemi peng i një diplome formale që na ka marrë në qafë në 15 vitet e fundit, por duhet që universiteti të orientohet aty ku Gjirokastra krijon më shumë treg pune, që është turizmi dhe trashëgimia kulturore”, u shpreh ministrja e Kulturës.

Në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ gjatë fazës së parë u regjistruan rreth 150 studentë, shifër shumë më e ulët se viti i shkuar. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë regjistrimet në fazën tjetër, ndonëse pritshmëritë nuk janë të larta.  

© ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026
Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik
Kryesore

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

06/03/2026
Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

07/03/2026
Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al