• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Me shpifësit shihemi në gjyq”, Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s’kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë

19/02/2025
“Me shpifësit shihemi në gjyq”, Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s’kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë

Delina Fico ka bërë një reagim pas akuzave të Sali Berishës për shpërdorim të fondeve të USAID. Reagimi i saj i gjatë është shpërndarë në Facebook edhe nga Bledi Çuçi, i cili shkruan “për transparencën e akuzave që dalin nga puseta e Saliut”. Në vijim të reagimit të saj, Fico thotë se me shpifësit do të shihet në gjyq teksa thekson se prej vitit 2010 nuk ka marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID ose të Departamentit të Shtetit të SHBA për Shqipërinë. Fico përmend gjithashtu programin “Drejtësi për të Gjithë”, i financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë, i cili thotë ajo nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi.

“Siç mund të vërtetohet lehtësisht nga dokumentat e ketyre programeve dhe nga të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët amerikanë dhe shqiptarë të të dy programe, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEK, NGA FONDET E KËTYRE DY PROGRAMEVE, dhe unë nuk luajtur dhe nuk luaj asnjë rol drejtues, menaxhues, ose këshillues për këto dy programe”, shkruan Fico në faqen e saj në Facebook.

Më poshtë reagimi i plotë i Delina Ficos.

Ky sqarim është për dashamirësit dhe për ata që duan të mësojnë fakte e ta formojnë mendimin mbi bazën e tyre. Kurse ata që ngrihen në mëngjes me etjen për të urryer këdo që ju del përpara, dhe që punonjë gjithollogë, as mos lodhen ta lexojnë fare këtë sqarim e aq më pak të komentojnë, sepse ata shkojnë për Delete dhe Block.

E para, që nga viti 2010, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEKË, NGA FONDE TË USAID OSE TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA-VE PËR SHQIPËRINË. Po ashtu, që prej vitit 1997, të ardhurat e mia burojnë nga punësimi me organizata jofitimprurëse dhe kompani amerikane, si dhe agjensi të OKB-së. Kurse puna ime e paguar që prej vitit 2010 nuk ka asnjë lidhje financiare ose programatike me Shqipërinë.

E dyta, që prej vitit 2014, unë bëj deklarim vjetor të të ardhurave dhe aseteve në ILDKPKI, për shkak të faktit që bashkëjetoj me Bledi Çuçin, i cili ka pasur e ka detyra, të cilat e bëjnë të detyrueshëm deklarimin e aseteve në këtë Inspektoriat. Gjatë kësaj periudhe, kemi kaluar me sukses dy herë kontroll të detajuar të deklarimit të të ardhurave dhe aseteve nga ILDKPKI. Kushdo mund të marrë lirisht informacion nga ILDKPKI për të ardhurat e asetet e mia.

E treta, që prej vitit 2010, unë jam e punësuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Perendim (EWMI), një organizatë jofitimprurëse amerikane me qendër në Nju Jork, si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile. Në 30 vitet e fundit, EWMI ka zbatuar disa programe të financuara nga qeveria amerikane për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Për shembull, gjatë periudhës 2016 – 2021, EWMI zbatoi në Shqipëri programin “Drejtësi për të Gjithë”, të financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë. Ky program nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi. Gjatë periudhës prill 2021 – janar 2025, EWMI zbatoi një program të financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA, me buxhet total rreth 2 milionë dollarë, program që ndihmoi Gjykatën e Lartë të adresojë problemin e dosjeve të prapambetura.

Siç mund të vërtetohet lehtësisht nga dokumentat e ketyre programeve dhe nga të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët amerikanë dhe shqiptarë të të dy programeve, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEK, NGA FONDET E KËTYRE DY PROGRAMEVE, dhe unë nuk luajtur dhe nuk luaj asnjë rol drejtues, menaxhues, ose këshillues për këto dy programe. Në momente të caktuara, kam luajtur vetëm rolin e përfaqësueses ligjore të EWMI në Shqipëri.

Ata që më njohin për hir të aktivizmit tim në përkrahje të barazisë gjinore e integrimit social, kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë kontributi im vullnetar.

Këto janë faktet. Me shpifësit do të shihemi në gjyq.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

12/03/2026
Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

Monumentale, Valverde “çmonton” Man.City, kapiteni realizon “tripletë”

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al