• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më tallte prej kohësh”, babai vrau djalin me thikë. Ja si nisi sherri në tavolinën e bukës në sy të fëmijëve

03/02/2025
“Më tallte prej kohësh”, babai vrau djalin me thikë. Ja si nisi sherri në tavolinën e bukës në sy të fëmijëve

Duket se ka qenë një konflikt i kahershëm në familjen Gjoni, që ka agravuar mbrëmjen e së shtunës në dhunë verbale mes babë e bir.

Ngjarja, që dyshohet se ka pasur motiv problemet familjare, fillimisht solli një përleshje mes të atit, Hekuran Gjoni, 74 vjeç, dhe të birit, Asimit, 41 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Zënka e madhe ka nisur kur e gjithë familja ka qenë duke ngrënë darkë, diku rreth orës 18:50, ndërsa i ati i ka rënë me shpullë të birit. Më pas i biri e ka goditur me grusht, duke e rrëzuar nga karrigia.

Në atë moment, në mes ka hyrë e bija e Hekuranit, motra e Asimit, cila i ka kërkuar të vëllait llogari se si mund të goditet ashtu babai.

Por, dyshohet se Asimi ka goditur edhe motrën e për pasojë, i ati është ngritur duke rrëmbyer në cepin e tavolinës thikën e bukës dhe duke e qëlluar të birin. Për pasojë, djali ka marrë plagë të rënda. Edhe pse është nisur për në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak se njëra nga goditjet i kishte prekur organet jetësore.

Kjo është dinamika e krimit të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së shtunës, ku familja Gjoni, e ardhur nga Dibra, ishte vendosur në lagjen e “Kodrës së Priftit”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të moshuarin në gjendje të rëndë emocionale, ndërsa pjesa tjetër e familjes është gjendur në tronditje të madhe për shkak të ngjarjes.

Përgjatë të shtunës policia e ka pasur të vështirë të sigurojë dëshmi të plotë nga Hekuran Gjoni, i cili ka mësuar se i biri kishte ndërruar jetë, ndërsa ditën e djeshme, grupi hetimor ka mundur të dokumentojë të plotë versionin e tij mbi ngjarjen dhe konflikteve me të birin.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, mësohet se në tavolinë kanë qenë edhe fëmijët e 41-vjeçarit, të cilët e kanë parë të plotë ngjarjen mes të atit dhe gjyshit të tyre.

Dëshmia dhe hetimet

Dje, policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 74- vjeçarin Hekuran Gjonin, nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka dhënë versionin e tij duke bërë me dije se prej kohësh i biri e bullizonte dhe e shante, akt që e ka kryer sërish edhe mbrëmjen e së shtunës sapo janë ulur në tavolinë për të ngrënë darkën familjarisht.

Në dëshminë e dhënë mëngjesin e djeshëm, Hekurani i ka thënë policisë: “Djali im, Asimi, më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova, u ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit dhe ai dhe më qëlloi, ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime, ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin”.

Dëshmia e dhënë shumë orë pas shoqërimit në komisariat ka bërë grupin hetimor të arrijë në konkluzionin se mes babë e bir ka pasur një konflikt të hershëm, por dyshohet se ata mund të kenë qenë edhe konsumatorë alkooli dhe ngjarja ka marrë rrjedhë të tillë, edhe si shtysë nga pija.

Por kanë qenë edhe dëshmi të marra nga banorë të zonës, të cilët kanë konfirmuar zënkat në familje.

Policia dhe grupi hetimor do të kthehen në vendin e ngjarjes dhe do të marrin edhe dëshmi të tjera që lidhen me shkaqet që kanë çuar në konfliktet e vazhdueshme.

Priten të merren dëshmi të personave që kanë qenë të pranishëm në familje natën e ngjarjes, kryesisht vajza, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e tij.

Babai, duket se ka shfaqur shenja pendese në lidhje me atë çfarë i ngjau në familje, pasi ai ka mohuar të ketë pasur qëllimin për ta vrarë, por pasi ka goditur të bijën, ka menduar se mund të trembte me thikën e bukës që të mos vijonte më sherri në shtëpi.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër mes Stenaldos dhe Rogertit: Ti a njeh babën tënd?

Përplasje e ashpër mes Stenaldos dhe Rogertit: Ti a njeh babën tënd?

13/03/2026
“Milanist përjetë”, Mike Maigna-n i ofron besnikëri kuqezinjve: Përgjegjësi e madhe të jesh kapiten i kësaj skuadre

“Milanist përjetë”, Mike Maigna-n i ofron besnikëri kuqezinjve: Përgjegjësi e madhe të jesh kapiten i kësaj skuadre

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al