• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më thanë që vajza na iku nëpër duar”, akuza për mjekët e maternitetit të Gjirokastrës

13/11/2020
“Më thanë që vajza na iku nëpër duar”, akuza për mjekët e maternitetit të Gjirokastrës

Familjarët e Kelsjona Muxhait, hedhin akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Gjirokastrës pas vdekjes së 20-vjeçares pak pasi kishte sjellë në jetë një foshnjë.

E reja humbi jetën gjatë orëve të para të 13 nëntorit, pak orë pasi kishte sjellë në jetë një djalë në materintetin e Gjirokastrës. Lindja kishte qenë me operacion dhe sipas familjarëve e reja ishte ndjekur nga doktor Dashamir Demiri. “Na e morën në qafë vajzën!”, – shprehen të shokuar. Mes lotëve dhe dhimbjes, ata kërkojnë drejtësi.

“Më ka thënë që duhet të bëhet operim. Pas një orë më tha çdo gjë është mirë. Vajza është mirë dhe fëmija është mirë”, – tregon vjehrri bisedën e parë me doktorin. “Unë shkova në dhomë, nusja më foli e më tha: “O ma jam mirë”, – tregon më pas vjehrra e viktimës.

Kjo e fundit rrëfen më pas momentin kur mësuan lajmin tragjik për familjaren e tyre. Një telefonatë nga spitali, kur familjarët kishin pak që kishin hyrë në shtëpi i tronditi. Nuk kishin shumë që kishin lënë spitalin e Gjirokastrës, pasi mësuan se gjithçka kishte shkuar mirë.

“Më foli nusja, më tha o ma jam mirë, i thashë të keqen mami nesër do të vijë mami me djalë në duar dhe bebin e kemi mirë. E vajti djali im, kunati i vajzës, i tha o Klea ça bën. Në orën 03:00 më thanë që është përkeqësuar. Erdha me vrap dhe doli doktori na tha iku nëpër duar. Si iku vajza i thashë? Kur vajza doli mirë nga operimi si të më ikë kështu? Nusja ime në mars mbushte 20 vjeçe. Të më vejë drejtësia në fund se e kisha mirë”, – rrëfen ajo.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës thuhet se “pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

Spitali i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës. Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Related Posts

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026
Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!
Kryesore

Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!

14/03/2026
Qeveria shtyn edhe me një vit koncensionin që rrit me 10 lekë çmimin e naftës
Kryesore

Nafta në Shqipëri shkon 196 lekë për litër

14/03/2026
OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët
Kryesore

OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët

14/03/2026
E rëndë në Itali/ Ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare pasi ra nga ballkoni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare pasi ra nga ballkoni

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në garë me kohën, edhe Daku ndez “motorët”, rikthehet në stërvitje

Në garë me kohën, edhe Daku ndez “motorët”, rikthehet në stërvitje

14/03/2026
“Kemi shanset tona, Botërori i mundur”, Jasir Asani: Polonia ekip i fortë, por Shqipëria ka shpirt skuadre

E ardhmja në dyshim, konflikti në Lindjen e Mesme trazon Asanin, mediat e rikthejnë në…Kore

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al