• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Më thirr Albi”, kryeministri i ri i Australisë kthehet në ‘mollë sherri’ mes shqiptarëve dhe grekëve për origjinën e tij

23/05/2022
“Më thirr Albi”, kryeministri i ri i Australisë kthehet në ‘mollë sherri’ mes shqiptarëve dhe grekëve për origjinën e tij

Fitorja në zgjedhjet e së shtunës në Australinë e largët e liderit të opozitës, Anthony Albanese u pasqyrua menjëherë edhe në mediat shqiptare që nxituan ta etiketonin atë si “shqiptar” apo “arbëresh”.

“Një shqiptar në krye të qeverisë australiane” – ishte njëri nga titujt. Kishte edhe më të përmbajtur që shkruanin se bëhej fjalë për një arbëresh apo një “shqiptar” në thonjëza.

Po a është vërtet Anthony Albanese është një pasardhës i një familjeje shqiptare?

Ajo që dihet zyrtarisht është se nëna e tij ishte irlandeze ndërsa babai, Carlo Albanese vinte nga ishulli Barleta e Italisë, një qytet në rajonin e Pulias në Italinë juglindore. Të dy u njohën gjatë një udhëtimi me anije. “Albanese” është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar”.

Sipas ancestry.com, “Albanese” ishte një emër që në Itali i jepej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili.

“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe nga ky komunitet vjen edhe babai i politikanit australian” – është një nga shpjegimet që japin mbështetësit e linjës se Albanese është shqiptar.

“Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë “shqiptar”. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës” – thuhet në raportimet e Oculus News, një faqe shqiptarësh në SHBA dhe Australi.

Pretendimet e grekëve

Por përveç medieve shqiptare edhe ato greke janë angazhuar të tregojnë se kryeministri i ri i Australisë u përket atyre.

“Edhe pse të gjithë Australianët e njohin Anthony Albanese për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë e dinë se atdheu i tij stërgjyshor në Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë” – Greek City Times.

Gazeta greke thotë se Barletta, vendlindja e babait të tij u themelua nga grekët e lashtë. Në shekullin e IV para Krishtit dhe prejardhja e emrit është “Baal-El” nga fenikasja, kohë kur rajoni i Pulias ishte pjesë e Botës së Lashtë Greke.

Çfarë ka thënë vetë Albanese?

Ai asnjëherë nuk ka folur për origjinën e tij. Kjo ndoshta se edhe babain e tij të vërtetë e ka njohur shumë vonë. Ai e dinte të vdekur babain e tij deri në moshën 15-vjeçare.

Nëna i kishte thënë se ai kishte vdekur në një aksident në Europë derisa i tha se ai mund të ishte gjallë kur u bë adoleshent. Vetëm atëherë nëna i rrëfeu se mes tyre kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie gjatë një udhëtimi me anije.

Më vonë kuptoi se ishte shtatzënë, por në atë kohë ishte e vështirë të rriste një fëmijë jashtë martese. Për këtë ajo sajoi historinë se i fejuari i saj vdiq në aksident dhe vetëm në prag të vdekjes i tregoi të birit të vërtetën.

Pas vdekjes së nënës në vitin 2002 ai nisi kërkimet. Albanese nuk mundi ta gjente babanë e tij deri në vitin 2009 kur edhe krijoi një lidhje me të. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

Në një intervistë për mediat italiane, gazetari e pyeti nëse duhet ta thërriste “Allbaniz” apo “Albanese” ai iu përgjigj me humor: “Më thirr Albi”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al