Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të t’i dorëzohet për familjaret trupi i Kostandino Kacifas, i cili mbeti vrarë nga RENEA Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar.
Sipas mediave greke, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangelis Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Konstantin Katsifos për të bërë varrimin në Bularat.
Protothema shkruan se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.