• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mediat greke sulmojnë gazetaren e Top Channel për emisionin në Dervician, i referohen edhe Argjirolajm.net (VIDEO)

17/01/2020
Mediat greke sulmojnë gazetaren e Top Channel për emisionin në Dervician, i referohen edhe Argjirolajm.net  (VIDEO)

Televizioni Top Channel dhe TV Star News në Greqi janë përplasur rreth një raporti të gazetares Ilnisa Agolli, për fshatin Dervician. Gazetarja, e cila promovon fshtrat turistike shqiptarë, kishte theksuar se Derviciani ishte një fshat ku shqipja refuzohej. Ndaj saj ka pasur reagime më herët nga një blogere dhe përkthyese e njohur shqiptaro- greke me origjinë nga Derviciani.

Por TV Star News i Greqisë duket se ka ashpërsuar gjuhën ndaj këtij raporti dhe ndaj gazetares në fjalë.

Disa blogje nacionaliste greke kanë kërkuar shpalljen e saj “Non grata” në Greqi. Në kronikën e Star News përmendet edhe Argjirolajm.net për një shkrim të botuar, ku kritikohej qasja e gazetares Ilnisa Agolli në emisionin e përgatitur për fshatin Dervician. Shkrimi në me titull “Letër  nga fshati që refuzon të flasë shqip” kishte për autore Elena Zhakon dhe ishte marrë nga blogu ‘Peisazhe të Fjalës’. Natyrisht që ne ndanim të njëjtin qëndrim me autoren e shkrimit prandaj e botuam atë. Afërmendsh që minoriteti do të flasë në gjuhën e vet, ky nuk është lajm e as mëkat, por një e drejtë e tyre legjitime.

Ne besojmë se ky emision ishte një shans i humbur për të treguar më mirë kulturën, historikun dhe jetën në fshatin Dervician, më i madhi i minoritetit grek në Dropull. Nga ana tjetër dënojmë me forcë cdo linçim që i bëhet gazetares nga mediat në vendin fqinj apo kushdo tjetër. Kjo nuk i kontribuon bashkëjetesës së shkëlqyer që ekziston mes nesh dhe minoritetit, si dhe harmonisë që duhet të kenë dy vendet.

Besojmë gjithashtu se për emisionin në fjalë nuk kishte ndonjë skenar të paracaktuar për ta trajtuar në atë mënyrë, por më së shumti kemi të bëjmë me mungesë të njohurisë nga ana e gazetares së Top Channel për zonën e minoritetit dhe ndoshta paragjykim i saj personal. Do të ishte e udhës që ky emision përpara se të transmetohej të kalonte në disa filtra të tjerë redaksionalë. Shihni më poshtë videon e kronikës së transmetuar në Star News.

©argjiroja.net 

Related Posts

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026
Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik
Kryesore

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

06/03/2026
Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

07/03/2026
Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al