POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., 55 vjeç, banues në fshatin Krahës, pasi me vetëgjyqësi ka hapur një rrugë në tokën e shtetasit F. P., në kundërshtim me vendimin e bashkisë Memaliaj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.