Një 55-vjecar nga Memaliaj është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për shkak se është kapur duke marrë zhavorr në shtratin e lumit Vjosë.
“Më datë 26.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.Z, vjeç 55, banues në fshatin Vasjar, pasi dyshohet se, në shtratin e lumit Vjosë, është kapur duke marrë zhavorr dhe shkatërruar shtratin e lumit. Neni 154 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.