Rreth 20 fshatra të Njësisë Administrative Luftinjë e Buz në Bashkinë Memaliaj janë prej 4 ditësh pa energji elektrike. Ata thonë se kjo është një situatë që përsëritet çdo dimër dhe askush nuk merr mesa. Ankesat e tyre bien ne vesh të shurdhët. Duke folur për mediat banorët apelojnë për ndërhyrje sepse mungesa e energjisë elektrike krijon vështirësi të shumta për ta sidomos gjatë dimrit. ©argjiroja.net