Të tjera detaje zbulohen për grabitjen me dhunë të dy të moshuarve në qytetin e Memaliajt. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me qytën e pistoletës në dyqanin e tyre 71-vjecarin që punonte si kambist Mustafa Mustafai si dhe bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai duke u shkaktuar plagë të rënda në kokë.
Autorët mësohet se kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja si dhe një celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa ka thënë se pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij.