• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mënjanohet Gurma, biznesmeni me origjinë nga Tepelena kandidat i PS-së në Sarandë?!

11/03/2023
Mënjanohet Gurma, biznesmeni me origjinë nga Tepelena kandidat i PS-së në Sarandë?!

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste një ditë më parë, kryeministri Rama tha se në datën 25 mars mazhoranca do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet lokale. Saranda ka gjasa të jetë një prej atyre bashkive ku socialistët nuk do të rikandidojnë kryetarin aktual, Adrian Gurma.

Muajt e fundit ka dalë në skenë një emër tjetër si i përzgjedhuri për t’u përballur me rivalin e opozitës. Ai është Oltion Çaçi, një sipërmarrës i njohur në sektorin e turizmit në zonën e Golemit, por me një biznes hotelerie edhe në Sarandë. Me origjinë nga babai është nga fshati Dragot i Tepelenës ndërsa nga nëna nga fshati Sopik i Finiqit. Vijimësisht ka qenë prezent në media sa herë flitej për turizmin.

Me Sarandën nuk është se ka një lidhje lineare gjatë gjithë vitit, me përjashtim të muajve të sezonit turistik, megjithatë kjo mbetet për t’u parë nëse do t’i përkthehet si disavantazh në zgjedhje apo jo. Duket se përzgjedhja e tij është bërë personalisht nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Vlorë. Diçka të tillë e pati paralajmëruar muaj më parë edhe gazetari Endri Xhafo gjatë një debati televiziv. Ende nuk dihet si do të pritet nga strukturat e PS në Sarandë kandidimi i Oltion Çaçit.

Afërmendsh që një pjesë e tyre preferojnë edhe Adrian Gurmën. Por në raste të tilla dihet se kur emri vjen nga “lart”, baza poshtë është e pafuqishme për ta kundërshtuar. Mënjanimi i Adrian Gurmës ngre pikëpyetje e mbase ai vetë do duhet të japë një shpjegim publik nëse nuk zyrtarizohet më 25 mars. Hamendësimet janë të shumta, sa nga ato që lidhen me përplasjen me deputetët dhe kupolën e PS e deri tek performanca e tij përgjatë këtyre katër viteve. Avantazh i Çaçit përveç faktit se garon me një logo të fortë e parti të organizuar si PS-ja, është edhe fakti se përballë opozita është e përçarë. PD e vulës kandidon Skënder Muçon, PD e Foltores kandidon Ardit Cikulin. ©argjiroja.net

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

07/11/2026
Kombëtarja U-21, trajneri Alban Bushi publikon listën për dy miqësoret e nëntorit ndaj Luksemburgut dhe Spanjës – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-21, trajneri Alban Bushi publikon listën për dy miqësoret e nëntorit ndaj Luksemburgut dhe Spanjës – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al