• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkato e Partizanit, të kuqtë vendosin objektivat

27/06/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Partizani vijon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit presin edhe zyrtarizimin e trajnerit Florin Bratu për të përmbyllur lëvizjet më të rëndësishme të merkatos. Edhe pse baza e ekipit është ruajtur, organika ende nuk mund të konsiderohet e plotësuar. Reparti që kërkon ndërhyrjen më urgjente mbetet sulmi, më konkretisht krahu ofensiv.

Largimi i Vusal Isgandarlit ka lënë një boshllëk të rëndësishëm, pasi azerbajxhanasi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionatin e kaluar me gjashtë gola. Aktualisht, Laorent Shabani është alternativa kryesore në atë rol, por vetëm një futbollist nuk mjafton për një sezon të gjatë dhe me objektiva të rëndësishëm. Shabani nuk arriti të përshtatej plotësisht pas afrimit në merkaton e janarit, megjithëse te Partizani besojnë se ai do të tregojë më shumë vlera gjatë sezonit të ri.

Për këtë arsye, afrimi i një tjetër sulmuesi anësor mbetet prioriteti kryesor i klubit. Një tjetër repart ku pritet të ketë lëvizje është qendra e mbrojtjes. Pas largimit të Altin Bytyçit, të kuqtë kanë humbur një futbollist me eksperiencë dhe një nga liderët e skuadrës. Marcelino Preka dhe David Atanaskoski përbëjnë bazën e repartit defensiv, por drejtuesit synojnë të shtojnë edhe një qendërmbrojtës tjetër për të rritur konkurrencën dhe alternativat. Një afrim i tillë do t’i jepte më shumë siguri skuadrës, sidomos duke pasur parasysh se Partizani pësoi 48 gola në sezonin e kaluar.

Në repartin e mesfushës situata duket më e qetë. Lojtarë si Rouan Human, Arafat Dumbia, Kamer Qaka, Redon Ismaili dhe Valentino Murataj krijojnë një grup cilësor dhe me alternativa. Pikërisht për këtë arsye, mesfusha nuk konsiderohet prioritet në këtë merkato, përveç rasteve kur do të ketë ndonjë largim të papritur apo okazion për të transferuar.

Edhe porta duket e konsoliduar me Pano Qirkon, i cili mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës. Në sulmin qendror, Partizani ka në dispozicion Xhuliano Skukën dhe Albers Keko, dy futbollistë nga të cilët pritet shumë më tepër gjatë sezonit të ardhshëm. Megjithatë, gjithçka do të varet edhe nga gjendja fizike e tyre, pasi dëmtimet i penalizuan ndjeshëm gjatë kampionatit të kaluar.

Një tjetër element që mund të ndikojë në merkato është edhe mendimi i trajnerit të ri. Florin Bratu pritet të japë miratimin përfundimtar për çdo afrim dhe të përcaktojë profilet që i nevojiten skuadrës. Vetëm pas nisjes së punës me grupin, rumuni do të krijojë një ide më të qartë për nevojat reale të organikës. Deri atëherë, drejtuesit vazhdojnë të monitorojnë tregun dhe të mbajnë kontakte me futbollistë të ndryshëm.

Objektivi është i qartë: të plotësohen boshllëqet pa bërë lëvizje të nxituara. Në këtë moment, një sulmues anësor dhe një qendërmbrojtës duken dy pozicionet që kërkojnë ndërhyrjen më të shpejtë. Nëse Partizani arrin të përforcohet me cilësi në këto role, atëherë organika do të jetë shumë më e kompletuar dhe skuadra do të ketë më shumë argumente për të synuar rikthimin mes pretendentëve për titull në sezonin e ri.

Related Posts

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit
Sport

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit
Sport

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar
Sport

I vendosin ultimatum për “po” ose “jo”, Elseid Hysaj merr ofertën zyrtare nga klubi i Serisë A

14/07/2026
Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje
Sport

Francë-Spanjë/ Shkambi për gjysmëfinalen e botërorit: Ndeshje që vendosen nga detaje

14/07/2026
Shumë ndeshje me drita, një skuadër pa stadium në elitën e futbollit shqiptar
Sport

Shumë ndeshje me drita, një skuadër pa stadium në elitën e futbollit shqiptar

14/07/2026
Shkambi: Mbappe super i motivuar, dëshiron t’i tregojë botës se është pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo (VIDEO)
Sport

Shkambi: Mbappe super i motivuar, dëshiron t’i tregojë botës se është pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo (VIDEO)

14/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al