• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel: Mutacionet e COVID-19 mund të shkatërrojnë çdo sukses

12/02/2021
Angela Merkel: Jam krenare për themeluesit e BioNTech, Gjermania po përgatitet për vaksinimin e qytetarëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundestag për të mbrojtur zgjatjen e masave kufizuese në të gjithë vendin deri në 7 mars.
Qeveria gjermane dhe liderët rajonalë të landeve federale ranë dakord t’i zgjasin masat e kufizimit përtej 14 shkurtit, por me mundësinë e hapjes më herët”gradualisht” të shkollave dhe të kopshteve ditore si dhe të parukerive.
Çfarë tha Merkeli?
“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos futemi përsëri në këtë spirale eksponenciale të rritjes,” u tha Merkel deputetëve në Bundestag.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se mutacionet e reja, të cilat janë tashmë të pranishme në Gjermani, “mund të shkatërrojnë çdo sukses” të arritur nga mbyllja për muaj me radhë.
Kancelarja gjithashtu mbrojti përdorimin e niveleve të infektimit si argument për të përcaktuar se kur është e sigurt të lehtësohen masat kufizuese.
“Unë vërtet e mbështes faktin që kur bëhet fjalë për hapje dhe rihapje të mëtejshme ne kemi vendosur në bazë të këtyre mutacioneve të reja, jo që të japim data, por që të japim shkallën e infektimit,” tha ajo.
Kancelarja gjermane pranoi se bllokimi kishte shkaktuar shumë vuajtje, duke thënë: “Ky është një dimër i vështirë, si jashtë, ashtu edhe kur bëhet fjalë për jetën tonë”.
Sidoqoftë, ajo tha se qëllimi i saj ishte të shmangte një valë tjetër me shifra të infektimit jashtë kontrollit.
“Synimi im është që çdo vale të re që mund të ndodhë nëse variantet e reja të virusit bëhen dominante, të mos i japim hapësirë, nuk duhet të përfundojmë me një rritje tjetër eksponenciale me dy shifra.”
Merkel më pak nën presion për të bërë kompromise
Korrespondentja politike e DW Nina Haase që e ndoqi fjalimin theksoi se pozita e Merkel është më e lehtë nga fakti që ajo nuk po kandidon për rizgjedhje. Ajo “nuk ishte nën të njëjtin presion si politikanët e tjerë për të bërë kompromise”.
“Angela Merkel dëshironte shtrirjen maksimale të mundshme të masave aktuale të bllokimit, ajo donte që ato të zgjateshin të paktën deri në 14 mars,” tha Haase për DW.
Sidoqoftë, “ka disa kryeministra landesh që janë nën një presion shumë më të madh, sepse shumë njerëz duan heqjen e kufizimeve dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe rajonale që do të mbahen më 14 mars.”
Data e zgjatjes së masave kufizuese deri në 7 mars ishte një “dhuratë për votuesit” pak para zgjedhjeve, tha Haase.
Si reaguan ligjvënësit e tjerë?
Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor për Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) i tha DW se ai mendonte se i duhej dhënë më shumë theks bashkëpunimit me Evropën.
“Është e pamundur që ne ta mundim këtë pandemi vetëm. Unë u habita pak që Angela Merkel nuk përmendi Evropën këtë herë,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të kancelares në parlament.
Lauterbach paralajmëroi se në të ardhmen, Evropa duhet të vazhdojë programin aktual të vaksinimit si dhe të sigurojë vaksina të reja ose të përshtatura për të trajtuar mutacionet.
Ai i përshkroi javët në vijim si momente me rëndësi qëndrore në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. “Po të arrijmë rezultatet e duhura në tre ose katër javët e ardhshme, do të jemi në gjendje t’i kontrollojmë me të vërtetë dy muajt e ardhshëm deri në verë, kur po përgatitet shtrirja e gjerë e vaksinimit.”/DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al