Një zjarr i madh ka rënë në një tokë në zonën e paraburgimit të Vlorës, ku mësohet se flakët rrezikojnë edhe disa banesa përreth. Zjarri është shënuar në orët e mesditës dhe ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje dhe punojnë për shuarjen e flakëve. Pavarësisht se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, mendohet se në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.








