Bledi Çuçi ka dhënë mesazhin e fundit elektoral përmes një fotografie me disa fëmijë në Gjirokastër.
“Të ardhmen e këtyre fëmijëve, Shqipërinë e gjeneratës tjetër, kurrsesi nuk mund ta lemë në dorë të atyre që edhe ditët e fundit na dëshmuan në sy të mbarë botës që nuk janë shkëputur nga politika e së shkuarës dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë për pushtet. Ata nuk e meritojnë besimin tuaj. Mos iu jepni asnjë mundësi! Çdo votë për Partinë Socialiste në 25 prill”, shkruan Çuçi.