• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi i prerë i Ramës për socialistët: S’dua të fortë e batakçinj, s’ka administratorë që dredhin zinxhirin

11/08/2019

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se profili i administratoreve duhet të jetë “PROFIL SHERBETORI I KOMUNITETIT”, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake, siç i quan ai. Rama gjithashtu ka dhënë porosi për kandidaturat që do të propozohen për stafin politik të PS. Sipas tij, propozimet duhet të jenë me njerëz të ditur, të edukuar, e të respektuar.

Rama ka qenë tepër i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2021. “Drejtuesit e PS duhet të bëjnë gjithçka që partia të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021″, ka theksuar kryeministri.

Mesazhi i plotë i Ramës:

“Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose!

Profili i administratoreve duhet të jetë PROFIL SHERBETORI I KOMUNITETIT, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.

Po ashtu një raport për drejtorët aktuale në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventuale, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, ASNJË LEVIZJE DERI ATE DITE!

Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore.

codeit al
Këto për momentin.

Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja.

Kalofshi sa me mire!

Edhe një merak paraprak qe mos i ngrini mendjen kujt:

Asnjë nga ata që kanë qenë kryetare komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po PËR TË DREJTËN! Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!

Dhe mos e harroni:

PS fitoi per ju në 30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! Kjo është në themel të krijimit të Këshillave Drejtues të Rajoneve!“, ka përmbyllur mesazhin e tij kryeministri Rama./Dosja.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al