• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mesazhi rrëqethës i nënës, i jepet lamtumira 13-vjeçares shqiptare në Itali

19/01/2025
Mesazhi rrëqethës i nënës, i jepet lamtumira 13-vjeçares shqiptare në Itali

Është përcjellë për në banesën e fundit 13-vjeçarja shqiptare Jennifer Alcani, e cila ndërroi jetë të enjten në spitalin Manzoni të Lecco, pas 6 ditësh në koma, pas aksidentit të rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 10 janarit në Itali.

Me qindra njerëz u mblodhën në Kishën e San Nicolo për t’i dhënë lamtumirë të miturës shqiptare.

Mamaja e Jennifer Alcanit lexoi një mesazh që e kishte shkruar bashkë me babain e të resë që humbi jetën.

“Kam nevojë për një përqafim. Kam nevojë vetëm për përqafimin tënd. Është e vështirë për mua ta pranoj këtë, por e gjej forcën në dashurinë e pafundme që më dhe. Ishe shumë për mua, ishte shumë për ne, ishe shumë për çdo kënd. Ishe një forcë e natyrës.

Në këto ditë kur çdo gjë po thyhet në mes, je e vetmja që më jep forcë, që më bën të rezistoj. E di që je këtu. E di që nuk më ke lënë, që më mbron. Zemra jote ndaloi së rrahuri, por e imja s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty. Do jetosh përjetë brenda meje dhe babit tënd”, tha e ëma.

“Nëse do të të shikoja edhe për pesë minuta do të të thosha faleminderit. Faleminderit që jeton brenda meje. Ylli ynë i vogël, vdekja mund të na ndajë fizikisht, por kurrë zemrat tona”, përfundoi mesazhi i tyre.

Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe kryebashkiaku i Lecco-s, Mauro Gattinoni. Ndërsa prifti që mbajti ceremoninë preku po ashtu me fjalët e tij.

“Duhet ta duam njëri tjetrin, të ndihemi të bashkuar. Duhet të bëjmë çdo të ri të kuptojë që nuk janë kurrë vetëm”, tha ai.

Si ndodhi aksidenti?

Jennifer Alcani, më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald’s.

Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana.

Jennifer ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në provinciale 72.

Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në statale 36.

Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni.

Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme.

Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum.

Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh.

Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer ishte regjistruar në klasën e parë të shkollës Stoppani në Lecco, edhe pse kishte probleme me frekuentimin dhe kishte ngelur dy herë. Ajo do të kishte mbushur 14 vjet në muajin prill.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

12/03/2026
VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al