Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani luajti 90 minuta në barazimin 1-1 të Lecces ndaj Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Ramadani zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe falë kësaj përformance, ai është përfshirë në formacionin e javës.
Lojtari kuqezi kishte një saktësi pasimesh prej 91%, ndërsa numri i topave të prekur (79), e bën atë si lojtarin kyç në manovrat e skuadrës. Kujtojmë që në këtë sezon, Ramadani ka luajtur 32 ndeshje. Për të, është edicioni i 3-të me Leccen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








