• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mësohet kandidati i PS për Bashkinë Libohovë

11/03/2023
Theu masën e sigurisë "arrest shtëpie", arrestohet sërish38-vjeçari nga Libohova

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Libohovë. Në një mbledhje me strukturat lokale në këtë bashki, deputetja dhe drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, tha se Leonard Hide është emri me të cilin PS do të synojë të mbajë drejtimin e Libohovës për 4 vitet e ardhshme.

Edhe pse jashtë strukturave partiake dhe i papropozuar nga organizatat socialiste të Libohovës, Kumbaro ka argumentuar se përzgjedhja e Hides është produkt i një analize të gjerë bazuar në sondazhe të brendshme të PS dhe si një kandidat që mund të fitojë vota përtej radhëve të socialistëve.

Më shumë interesante garën për Libohovën e bën fakti që kandidati i PS ka lidhje të afërta familjare me kandidatin e grupimit të PD-së së mbështetur nga Sali Berisha. Më konkretisht, Leonard Hide dhe Adil Xhelili janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin. Me siguri që gara nuk ka për të qenë vetëm në llogoret politike, por mbase edhe brenda fiseve përkatëse që në këtë rast janë ndoshta më të dyzuar se kurrë për orientimin e votës.

Leonard Hide ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, në detyra të ndryshme kryesisht në jug të vendit e deri në Dibër në vitin 2015. Aktualisht ai mban pozicionin e drejtuesit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, detyrë nga e cila pritet të largohet pas angazhimit të ri në politikë. Se çfarë rezervon kjo garë dhe si duhen lexuar raportet elektorale në Libohovë, në ditët e ardhshme do të publikojmë një analizë më të plotë. ©argjiroja.net

Related Posts

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)
Kryesore

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë
Kryesore

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al