Lionel Messi dhuron spektakël personal në SHBA, por golat e tij nuk mjaftojnë për Inter Miami, që ngec sërish, këtë herë në një barazim 2-2 përballë kryesuesve të Nashville. Në fraksionin e dytë, në minutën e 62-të, Messi realizoi një gol shumë të bukur, me një goditje perfekte nga distanca.
Ky ishte goli i tij i 19-të këtë sezon, plus 11 assiste, duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë në SHBA.
Falë këtij finalizimi, Messi kap kuotën e 928 golave në karrierën e tij fantastike.






