Pas kthimit te ligjit për Teatri, Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin e miratuar në Kuvend për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Sikurse shkruhet në njoftimin për mediat, Presidenca bën me dije se është kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Argumenti që përdor Presidenti, është se me këtë dekretim efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative. Argumenti tjetër është se ky nen krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen në vendin tonë.









