Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka thyer heshtjen një natë pas darkës me kryeministrin Rama.
Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së ai ka thënë se mbetet i hapur për të afirmuar sërish koalicionin me Partinë Socialiste, por me kushtin që Rama të zgjidhë krizën politike.
Meta ka “kërcënuar” Edi Ramën se nëse nuk garantohen zgjedhjet e ndershme me pjesëmarrjen e opozitës, ai nuk do të pranojë të bëhet pjesë e një koalicioni farsë.