Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin. Ndërkohë që në orët e para të mesditës është vënë në pranga me urdhër të SPAK dhe ish-Presidenti Ilir Meta. Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë mbi Metën, por pritet njoftim zyrtar për ngjarjen.