Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është përgjegjësi kryesor i rrënimit të ekonomisë në vend. Ai tha se kjo ka ardhur si pasojë e borxheve të pafundme të marra nga qeveria.
“Këto muajt e fundit kur ekonomia nuk po merr dot veten nga tërmeti dhe Covid-19, dhe kur po rritet niveli i borxhit publik me hua dhjetëra qindra milionë dollarëshe, papërgjegjshmëria për mbrojtjen e vendit. Një investitor i huaj, ka bërë padi kundër shtetit shqiptar. Gjykatat e arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Vendimmarrjet e kryeministrit janë arsyet për rrezikun që i kanoset vendit. Ka pasur përpjekje për të feshur informacione për çështjet e humbura. Avokatura e shtetit nuk më ka informuar. Shteti shqiptar nuk mund të marrë borxhe pafund, dhe të rrënohet për shkak të tyre. Të ndalet rënia në humnerë e ekonomisë,” tha Meta.