Sinoptikanët parashikojnë se dimri i 2018-ës do të jetë një acar i vërtetë dhe paralajmërojnë që të merren masa. Sipas tyre, ky do të jetë dimri më i ftohtë në Europë prej vitesh. Meteorologët britanikë thonë se kontinenti do të preket nga një valë polare që do të vërë në rrezik edhe jetën e banorëve.
Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit, me temperaturat të cilat kanë rënë nën zero. Këtë të diel, një pjesë e vendit u zgjua me temperatura minus 2 gradë.