• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miço i Taqit, histori gazmore me kryeministrin grek dhe një urim që të mos berishizohet politika greke në Himarë

21/08/2023
Miço i Taqit, histori gazmore me kryeministrin grek dhe një urim që të mos berishizohet politika greke në Himarë

Nga Alba Malltezi

Në fakt, e gjitha sa po ndodh në Himarë nuk është aq për të qeshur, por, mes nesh ka shqiptarë me të vërtetë me një sens të spikatur humori dhe ndoshta është pikërisht ky zhdramatizim që na karakterizon që na ka bërë të mbijetojmë ndaj shumë vështirësish. Nëpër opinionet e hedhura nëpër social media këto ditë të debatit për Fredi Belerin, varianti se “…kryeministri grek Qiriakos Micotaqis është me origjinë shqiptare ”, sikur i hedh ujë zjarrit të ndezur keq në këtë vapë.

Autori, e shpjegon i bindur se mbiemri i kryeministrit vjen nga një formulë e njohur dikur në Shqipërinë e jugut: Miço i Taqit, siç thërrsinin shqiptarët njëri-tjetrin dikur, apo Bamka e Tanës, apo Taqi i Miços, ose Koço i Theodhorit etj.etj. dhe nga kjo… fëp lind Micotaqis. Nuk besojmë të jetë kjo origjina e kryeministrit të respektuar të vendit fqinj, por ama diçka alla shqiptare me politikën greke, po ndodh këto ditë.

Ku i shohim gjurmët alla shqiptare në këtë që po ndodh në Himarë? Ose më mirë, më shumë se gjurmët alla shqiptare, mund të themi gjurmët alla Meta-Berishë, të cilat, ne shqiptarët i njohim vetë shumë mirë.

Së pari, rreshtimi dhe marrja nën mburojë e Fredi Belerit qoftë si kandidat, qoftë pas arrestimit, nga kjo dyshe e vjetër, e korruptuar dhe e rrezikshme e politikës ballkanike. Vetëm vendosja e tyre në krah të të zgjedhurit si kryebashkiak të arrestuar për blerje votash, e bën historinë të denjë fillimisht për dyshim, më pas për hetim dhe investigim.

Së dyti, etja për pronat në Himarë. Eshtë një kohë delikate, kur ende në këtë zonë të lakmuar shqiptare nuk janë shpërndarë çertifikatat e pronësisë dhe ku pronarët përfundimtarë nuk dihet ende nëse do të jenë “Miçot e Taqit” apo “Micotaqis”, thënë në mënyrë simbolike; pra mbetet akoma për t’u parë. A mund të jetë kaq e etur politika greke për pak metra katrorë shqiptarë kur ka ishuj e gadishuj të pafundë në Jon dhe Egje? Etja për metra katrorë, për kulla, për vila, për gardhe, për çdo gjë që jeton e fluturon në Shqipëri duket një tjetër “ves” alla shqiptar.

Së treti, nxitimi për të intimiduar drejtësinë, politikën, njerëzit, duket një tjetër “huq” i disave që ne i njohim mirë këtej nga anët tona. Kërcënimi i Shqipërisë për Himarën, është më shumë një kanosje që pëlqehet të thuhet këtej nga anët tona. Nuk mund të jetë një taktikë e një vendi anëtar i Bashkimit Europian, siç është Greqia dhe politika e saj europiane.

Ndaj, duke shpresuar që të shërbejë rasti i Belerit si një model politike moderne dhe demokratike, urojmë të mos jetë e disata formulë e shfrytëzuar nga politika këtu: Bëjnë zhurmë nga jashtë, për të përfituar diçka “aleatët” e brendshëm. Dhe sidomos, do të ishte mirë që aletatët shqiptarë të “infektoheshin” nga politika europiane greke dhe jo grekët nga “aleatët” pronazhvatës dhe drejtësisulmes. Në Himarën e 2023 nuk ka “bashkëpunëtorë” me nazifashistët që të dëbohen apo t’u merren pronat./Shqiptarja.com

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al