• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mijëra turistë polakë në Shqipëri

19/07/2021
Mijëra turistë polakë në Shqipëri

Polonia renditet e dyta në BE si një vend i lirë për turistët e huaj duke u lënë pas vetëm nga Portugalia për çmimet e hoteleve dhe restoranteve. Sipas mediave polake ka një vend edhe më të lirë dhe ky është Shqiperia, e bukur, e lirë dhe pa teste Covid. Bazuar në statistikat zyrtare, ndër vendet që kanë patur hyrjet më të larta të shtetasve të huaj në Shqipëri këtë sezon veror pas pandemisë është Polonia.

Natyra e bukur, deti kristal, por edhe pasuritë kulturore dhe historike të Shqipërisë kanë tërhequr vitet e fundit një numër të lartë turistësh nga Polonia.

Një pjesë e madhe e turistëve polakë vijnë në Shqipëri përmes paketave turistike, ndërsa të tjerë vijnë edhe në rrugë tokësore me autobusë apo automjetet e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të shëtisin në qytete të ndryshme të vendit tonë, duke vizituar përveç plazheve edhe monumente të ndryshme të kulturës. Agjencitë e ndryshme turistike polake kanë bërë promovimin e destinacioneve të tilla si Ksamili, Saranda dhe Durrësi, por dhe bukuri natyrore si Alpet apo Lumi i Shalës.

Agjencitë turistike polake kanë dhënë ofertat me paketa ku janë vaktet të gjitha të përfshira ose vetëm hotel dhe mëngjes, që nisin nga 280 euro dhe arrijnë deri në 500 euro për 9 ditë qëndrimi.

“Qytete të bukura prej guri, peizazhe të mrekullueshme natyrore, male fantastike dhe një kryeqytet të këndshëm. Nëse vizitoni Shqipërinë, mund t’i shihni të gjitha këto”, shprehen agjencitë turistike polake.

“Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe plazhi i Ksamilit është tashmë një thesar i njohur në botë, por ky vend ka shumë më shumë për të ofruar. Ketu ndodhen disa nga vendet më të bukura të Ballkanit”.

Avioni i parë charter për këtë sezon u ul në Rinas në datën 14 Qershor nga Katovica e më pas kanë vijuar turistë nga Varshava, Gdansk, Poznan.

Polakët janë një nga grupet e rëndësishme të turizmit të organizuar në vend, lokalizuar kryesisht në zonën e Golemit por shtrirë edhe në Vlorë apo në Sarandë me mbërritje nga Korfuzi.

Numri i turistëve nga Polonia ra me 81% në vitin 2020 me shpërthimin e pandemisë duke regjistruar në total vetëm 24.4 mijë ndërkohë që në vitin 2019 ishin 133 mijë turistë nga Polonia. Këtë vit agjencitë turistike shpresojnë që vendin tonë ta vizitojnë mbi 200 mijë polake.

“Ne jemi nga Polonia, ky vend është shumë i bukur, shumë tërheqës, mjaft natyral. Shqipëria është shumë e këndshme dhe për ne është shumë e lirë”.

“Është hera e parë e jona në Shqipëri dhe në këtë vend, më pëlqen shumë është shumë i bukur, por mendoj se njerëzit duhet të kujdesen më shumë për këtë vend”.

Turistët polakë gjithashtu vlerësojnë Shqipërinë për kuzhinën tradicionale, natyrën e paprekur dhe monumentet që janë pjesë e trashigimisë së kulturës evropiane.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Vetëm fitore”, TKZ në krah të Vishkullit, nuk munguan as korrët kundër Ramës (VIDEO)

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al