• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

07/10/2025
Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, ka reaguar në rrjete sociale pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me katër plumba pas një seance gjyqësore për një çështje pronësie.

Në një postim emocional, Mikela tregoi se ndodhej në trafik në momentin kur pa një autokolonë policore dhe ambulanca që po lëviznin me urgjencë drejt vendngjarjes. Fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një aksident, por më vonë mësoi nga rrjetet sociale për atentatin ndaj gjyqtarit.

Postimi i plotë i Mikelës:

“Sot si çdo ditë tjetër, isha në rrugët e Tiranës, në kulmin e trafikut, mes zhurmës së borive që biën sapo hapet semafori, duke u munduar të mbaja korsinë time, edhe pse makinat ishin në garë se kush të kalonte e para. Papritur pashë një ndodhi që nuk e kisha hasur më parë. E hutuar në makinë, ndërsa i këndoja Aurës, po vinin një varg motorësh policie. Njëri prej tyre më ra në xham që të hapja krahun. Në panikun e tyre, hyra edhe unë dhe u spostova sa munda. Ishin shumë motorë, dy ambulanca dhe makina të blinduara. “Zot çfarë ka ndodhur?”, thashë më vete. Mendova se ndoshta kishte ndodhur ndonjë aksident dhe u luta të ishin gjallë. Por kur hapa rrjetet sociale, pashë që kishte ndodhur një ngjarje tragjike, e frikshme: në dyert e drejtësisë, pikërisht në sallën e gjyqit, ishte vrarë gjyqtari. U trishtova, u ligështova. “Zot ç’bëhet në këtë vend”?, thashë përsëri.Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend”. 

 

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al