Milani kaloi një vit me ulje-ngritje, teksa pritshmëritë në të ardhmen për këtë ekip janë të mëdha. Paolo Scaroni, president i kuqezinve, bëri bilancin e sezonit, duke u ndalur në disa pika.
‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa–mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër.
Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.
‘Allegri- Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.









