• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Milinkoviç ideon një Luftëtar tërësisht sulmues për të dielën

14/04/2017
Milinkoviç ideon një Luftëtar tërësisht sulmues për të dielën

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, i cilësuar nga më të suksesshmit në Superligë për këtë sezon, është duke përgatitur skuadrën për ndeshjen ndaj Flamurtarit, që do të luhet ditën e diel, në Gjirokastër. Më parë ai kishte hequr dorë nga ndeshjet e kontrollit, që tradicionalisht kryheshin të mërkurave, kur ndeshja zyrtare zhvillohej të shtunave, dhe të enjten në rastet kur luhej ditën e diel. Në vend të saj, trajneri Milinkoviç rrallë ka zhvilluar ndeshje miqësore ose edhe test brenda grupit në ditë të ndryshme të javës. Por dje ka vepruar ndryshe me skuadrën, duke zhvilluar vetëm një seancë stërvitore paradite dhe pasdite i ka lënë futbollistët pushim. Gjithashtu, këtë javë i është kthyer stërvitjes me dy seanca në ditë dhe për këtë arsye mund t’i ketë lënë pushim lojtarët, për të mos i ngarkuar së tepërmi fizikisht.

FLAMURTARI – Ndaj Flamurtarit po bëhen përgatitjet e duhura, që skuadra të fitojë. E konsideruar si finale për arsye se marrja e trepikëshit jo vetëm ja bën të përfunduar misionin e qëndrimit në Superligë, por bën më të mundshme edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, ku në garë është edhe Vllaznia apo ndonjë skuadër tjetër. Jo vetëm në praktikën e djeshme stërvitore, por edhe gjatë javës është vënë re se Luftëtari po përgatitet për një lojë intensive sulmuese ndaj Flamurtarit, që në këtë kampionat i ka marrë më shumë pikë Luftëtarit, duke i shkaktuar dy humbje në Vlorë, ndërsa ndeshja në Gjirokastër ka përfunduar 1-1.

MUNGESAT – Vetëm dy mungesa do të ketë Luftëtari, Mutumane dhe Ramadani. Kthehet në formacion mbrojtësi Edi Bojom, pas një dëmtimi, por nga mënyra si do ta ndërtojë formacionin trajneri Milinkoviç, mund të ketë dilema për futbollistët titullarë ndaj Flamurtarit. Ka shumë mundësi që të luhet me tre sulmues, sepse në të shumtën e skemës taktike është punuar për të luajtur në këtë mënyrë. Bregu dhe Abazaj nga krahët e sulmit dhe Rexhinaldo i avancuar në sulm. Vendosja në këtë mënyrë e repartit të sulmit duket se ka si qëllim të vetëm fitoren e ndeshjes. Me këtë rreshtim në sulm Luftëtari ka luajtur në shumë takime të tjera, qoftë edhe në transfertë, por fitorja ndaj Flamurtarit në Gjirokastër është mëse e nevojshme dhe mund të arrihet vetëm përmes një loje sulmuese.

Related Posts

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro
Sport

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

12/07/2026
Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n
Sport

Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

12/07/2026
Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

Xhaka mesazh kritikëve: Duhet të luajmë së bashku, gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë
Sport

“Dua hakmarrje”, Xhaka: Japim gjithçka në fushë ndaj Argjentinës, koha është tani!

11/07/2026
E pazakontë: Shkak bëhet Botërori, konfirmohet shtyrja e ndeshjeve në kampionat
Sport

E pazakontë: Shkak bëhet Botërori, konfirmohet shtyrja e ndeshjeve në kampionat

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdh*noi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…

I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdh*noi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…

12/07/2026
Shisnin drogë në plazhe dhe lokale/ Policia arreston 5 persona në Vlorë, sekuestrohen 700 doza!

Shisnin drogë në plazhe dhe lokale/ Policia arreston 5 persona në Vlorë, sekuestrohen 700 doza!

12/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al