• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Milinkoviç: Presidenti Tavo s’më ka kontaktuar prej 45 ditësh, nuk besoj shumë te kthimi në Gjirokastër

15/07/2017
Sfida me Flamurtarin, Milinkovic: Formacionin do e vendos në varësi të gjendjes së fushës

Luftëtari është i vetmi ekip i Kategorisë Superiore që ende nuk ka kryer asnjë seancë stërvitore në funksion të sezonit të ri futbollistik. Për herë të fundit, gjirokastritët kanë zbritur në fushë në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit, më 27 maj, ku fituan në shtëpi 1-0 ndaj Kukësit, duke u shkaktuar kampionëve humbjen e vetme në 36 javë.

Që nga ajo ditë, Luftëtari vijon pushimet, të cilat kanë rezultuar të gjata. Thuhet se fillimi i punës për sezonin e ri do të nisë më 20 korrik. Këtë periudhë të gjatë pushimi po e shijon edhe “arkitekti” i Luftëtarit, trajneri Mladen Milinkoviç, i cili është i përkushtuar me disa punë të tija personale.

“Panorama Sport”, para disa ditësh u mundua të kontaktonte përmes mesazheve telefonike me trajnerin serb, për të mësuar rreth të ardhmes së tij, pasi përveç Luftëtarit është përfolur edhe Partizani. Gjithsesi, trajneri Milinkoviç i është përgjigjur mesazhit të gazetës, ku tregon edhe situatën e tij.

“Më vjen keq që nuk ju jam përgjigjur në kohë, por telefoni që ka numrin shqiptar nuk e përdor dhe gjatë këtyre ditëve kam qenë i zënë me disa punë të mija te shtëpia. Gjithsesi, mund të sqaroj se nuk ka asnjë zhvillim sa i përket të ardhmes sime. Ndaj, po shikoj këto pushimeve verore”, u shpreh fillimisht trajneri serb.

I harruar nga presidenti Tavo Shefi i klubit të Luftëtarit, Gentian Nora, në një prononcim të para disa ditëve, deklaroi se gjirokastritët e kanë trajnerin e tyre për sezonin e ri dhe ai do të jetë Mladen Milinkoviç. I pyetur rreth këtij fakti, 49-vjeçari pohoi për “Panorama Sport” se nuk ka asnjë kontakt me presidentin që nga muaji maj.

“Sa i përket Luftëtarit mund të them se kam kontakte vetëm me shefin e klubit Nora, ndërsa me presidentin nuk kam asnjë kontakt që nga maji. Kanë kaluar thuajse 45 ditë që ai nuk më ka telefonuar. Madje, presidenti Tavo nuk ka kontaktuar as agjentin tim, kështu që nuk besoj shumë te rikthimi në Gjirokastër.

Nëse ai më telefonon, jam i gatshëm të bisedoj, por nuk e di nëse do të mund të gjejmë marrëveshjen për sezonin e ri. Kështu që nuk kam pse të nxitohem. Ata i dinë kushtet e mia prej kohësh”, u shpreh Milinkoviç. Ndërsa, i pyetur se në çfarë faze janë bisedimet me Partizanin, trajneri serb u shpreh: “Me këtë pistë është marrë agjenti im. Nuk e di nëse palët janë ende në bisedime, pasi ka disa ditë që nuk kam folur me agjentin tim”.

Related Posts

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Si rrallëherë këtë sezon, Daja rikuperon skuadrën për duelin me Egnatian

18/02/2026
Kryesore

Rama niset për Amerikë, takim me Trump në Bordin e Paqes

18/02/2026
Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë
Kryesore

Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim! Qëllimi ynë ishte paqja, nuk pendohem asnjëherë

18/02/2026
Lojërat Olimpike dimërore Milano Cortina 2026/ Colturi jashtë podiumit, Shqipëria nuk i’a del dot të marrë asnjë medalje
Sport

Lojërat Olimpike dimërore Milano Cortina 2026/ Colturi jashtë podiumit, Shqipëria nuk i’a del dot të marrë asnjë medalje

18/02/2026
Shqipëria shkruan historinë në MMA, Arjan Rizaj zgjidhet në bordet drejtuese
Sport

Shqipëria shkruan historinë në MMA, Arjan Rizaj zgjidhet në bordet drejtuese

18/02/2026
Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale
Kryesore

Kumbaro: 444 studentë ekselentë do të marrin pagë minimale

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Si rrallëherë këtë sezon, Daja rikuperon skuadrën për duelin me Egnatian

18/02/2026
Dashuria që mund të mos kishte ndodhur: Si Kate dhe William kapërcyen krizën e madhe

Dashuria që mund të mos kishte ndodhur: Si Kate dhe William kapërcyen krizën e madhe

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al