E ardhmja e Milot Rashicës te Beshiktasi duket gjithnjë e më larg, me sulmuesin e Kosovës që pritet të largohet nga gjiganti turk gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Kocaelispor ka shfaqur interes konkret për transferimin e Rashicës.
“Çagdas” raporton se drejtuesit e Kocaelisporit kanë zhvilluar së fundmi një takim me menaxherin e Rashicës, ku janë diskutuar detajet e mundshme të transferimit. Besiktasi thuhet se kërkon rreth 2 milionë euro për kartonin e futbollistit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







