• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi mesazh të fortë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e territorit: Ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Policia përgjegjëse për çdo m2 të territorit

14/05/2021
Ministri Çuçi mesazh të fortë për shkelësit e ligjit për mbrojtjen e territorit: Ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Policia përgjegjëse për çdo m2 të territorit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesit e Policisë ka folur për mbrojtjen e territorit.
Çuçi ka deklaruar se për territorin tashmë përgjegjëse duhet të jetë Policia, për çdo cm2, veçanërisht për ndërtimet pa leje, krimet mjedisore dhe krimet ndaj pyjeve.
Ai madje ka dhënë një mesazh të qartë për dhunuesit e ligjit, duke theksuar se duhet ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë.
Për Çuçin kësaj here nuk do të ketë më tolerim, pasi për ndërtimet pa leje dënimi shkon deri në 15 vite burg.

‘’Mendoj që edhe në kuadër të gjithë ndryshime ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit për ndërtimin pa leje dhe krimeve kundër mjedisit, është momenti ta ridimensionojmë dhe tashmë ka fituar pjekurinë e vetë çdo Agjenci. Në një kordinim më të sinkronizuar mes forcave tona, duhet të japim rezultate.

Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe duke përfshirë fushatën elektorale që ka krijuar një vakumi në kordinimin e punës, por tani më me ndryshime që do bëjmë në drejtimin e IKMT, dhe këtu gjej rastin të falenderoj Dallëndyshe Bicin për punën që ka bërë në krye të IKMT. Punë të mbarë Ajet Zyberit. Ka ardhur koha që Policia duhet konsideruar një event. Në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. E gjithë përgjegjësia duhet t’i bjerë dhe do e ketë, siç e kanë në fakt me ndryshimet ligjore dhe organizative, dhe në realitet Policia e Shtetit. Duhet të kontrollojë çdo cm2 të territorit.

Duhe të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor em inspektorin që përgjigjet për ndërtimet pa leje, me inspektorin për mbrojtjen e mjedisit dhe atë për pyjet. Duhet të funksionojë si një i vetëm.

Siç funksionon në lidhje me krimet e tjera. Po marr shembull për kanabisin. Kanë përgjegjësi jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe administratorët.

Përgjegjësia që deri tani nuk ka dalë akoma qoftë një rast të vetëm, duke filluar që sot polici do jetë përgjegjës për çdo shkelje dhe dhunim të territorit, për ndërtimet pa leje, pyjeve dhe mjedisit.

Policia e Shtetit duhet të vendosë konrollin mbi territor. Shqiptarët duhet të njohin Policinë si garantin për çdo dhunë e krim, kundër personit ,pasurisë, ashtu dhe për krimet në territor.

Nuk dua të zgjatem shumë, ata dhunues nga veriu në jug që do përballen me ligjin si asnjëherë më parë. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga Kodi Penal për ndërtim pa leje.

Ta harrojnë celularin e Ministrit të Brendshëm, sado i pasur apo i mbrojtur të jetë. Fiksojeni mirë, nuk do ketë më tolerim. Sidomos në periudha të tilla, jemi në prag të sezonit turistik. Rritet vigjilenca jonë, shumëfishohet. Kështu që, besoj se e kemi arritur maturin.’’- tha Çuçi.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al