• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi në deklaratë për mediat: 2021 viti më i mirë. Ja çfarë tregojnë statistikat

28/06/2021
Ministri Çuçi në deklaratë për mediat: 2021 viti më i mirë. Ja çfarë tregojnë statistikat

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka cilësuar vitin 2021 si vitin më të mirë përsa i përket bilancit të aksidenteve rrugore.

Gjatë një deklarate për mediat këtë të hënë, Çuçi ka dhënë disa statistika të aksidenteve fatale që nga viti 2015 deri në 2021, ku këtë vit në 6 mujorin e parë ka pasur më pak aksidente dhe viktima se sa në vitet paraardhëse.

Ministri i Brendshme i ka cilëuar statistikat më të mira, pavarësisht emocioneve dhe tronditjes që mund të shkaktojnë ngjarje të ndryshme, duke iu referuar aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

“Faktet janë ndryshe nga ajo çfarë ka qenë perceptimi i aksidenteve rrugore. Kemi statistika të aksidenteve nga viti 2015 deri në 2021 për një periudhë 6 mujore. Në 2021 në të gjitha treguesit, në humbje jete, plagosje rëndë dhe plagosje të lehtë, është viti me treguesit më të mirë në keto vite. Nëse në 2016 ka pasur 928 aksidente në 6 mujorin e parë, në 2021 ka vetëm 667 aksidente në 6 mujorin e parë. Nëse në 2016 ka pasur 130 viktima nga aksidentet, këtë vit ka vetëm 102. Është viti më i mirë pavarësisht emocionet që na jep një ngjarje e rëndë” – tha ministri.

Çuçi gjithashtu ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për të mundësuar mbrojtjen e ambasadorit të BE-së Luigi Soreça nga Garda e Republikës.

“Në lidhje me vendimin e qeverisë, në bazë të ligjit të ri të gardës së republikës, qeveria ka detyrë për të për dhënë mbrojtjen edhe për persona të tjerë. Ka qenë një kërkesë nga siguria e ambasadorit Soreca ndaj morëm një vendim për ta plotësuar” – tha Çuçi.

I pyetur nëse i druhet largimit nga Ministria e Brendshme me fillimin e legjislacionit të ri në shtator, Çuçi deklaroi se do e ushtrojë funksionin e tij deri në fund.

“Në lidhje me vazhdimin e përmirësimit të punës së policisë, ne jemi në prag të fillimit të mandatit qeverisës, edhe në funksion të zbatimit të programit qeverisës, është e domosdoshme për të bërë ndryshime për tu përshtatur vizionit për Shqipërinë 2030. Lidhet me ristrukturimin e qeverisë. Do kalojmë në një nivel tjetër të administrimit të territorit. Do bëjmë kontrolle modern në territor. Do jemi në nivel të lartë për nga cilësia. Jemi një vend i vogël dhe nuk mund të bëjmë një ndryshim të madh sasior. Për vazhdimin tim në detyrë, kjo do jetë qasja ime është që tek Ministri i Brendshëm mos shihni drejtorin e Policisë së Shtetit. Kjo nuk ka të bëjë fare nëse unë do jem ose jo në shtator ministër i brendshëm, do e ushtroj deri në fund këtë detyrë” – tha Çuçi.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj

13/11/2026
Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al