• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi viziton kompleksin blegtoral të Petrit Agos: Fermat me cikël të mbyllur garantojnë produkte me cilësi të lartë. Së shpejti paketë të veçantë për të mbështetur blegtorinë (FOTO)

18/05/2019
Ministri Çuçi viziton kompleksin blegtoral të Petrit Agos: Fermat me cikël të mbyllur garantojnë produkte me cilësi të lartë. Së shpejti paketë të veçantë për të mbështetur blegtorinë (FOTO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi së fundi kompleksin blegtoral ‘Impuls’ në Fushë Krujë, aty ku mbarështohen qindra krerë dele, dhi dhe lopë. Ai pa nga afër ambientet e këtij kompleksi, mënyrën e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit.

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai përmendi subvencionin prej 10 lekësh për çdo litër qumështi të shitur që qeveria u jep fermerëve. Por sipas ministrit po shihet mundësia për një skemë tjetër më specifike për të mbështetur sektorin e blegtorisë.

“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë. Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara. Fokusi i fermerëve tanë gjatë kësaj periudhe ka qenë tek përmirësimi i racave tek gjedhët, bagëtië, ashtu edhe tek shpendët. Synimi ynë është të shtojmë krerët dhe të stimulojmë ngritjen e fermeva të reja.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al