• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Gjiknuri tregon për dy investime të tjera në Gjirokastër

22/05/2018
Ministri Gjiknuri tregon për dy investime të tjera në Gjirokastër

Ujë e drita kanë qenë kërkesat kryesore të banorëve të qarkut Gjirokastër prej vitesh. Faza e parë e investimit për ndërtimin dhe rikonstruktionin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve sapo ka përfunduar lajmëroi ministri Damian Gjiknuri. “Sistemi i depove dhe pompat, një investim i qeverisë shqiptare me KfW gjermane. Faza e parë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe faza e dytë për të gjithë Bashkinë e Gjirokastrës. Sot që flasim pjesa më e madhe e qytetit ka një furnizim 24 orë me ujë dhe me përfundimin e fazës së dytë të investimit që nis këtë vit, i gjithë qyteti i Gjirokastrës do të ketë furnizim me ujë për 24 orë. Ky nuk është investimi i vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria do të fillojë shumë shpejt investimin për rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit në qytetin e Tepelenës, në Memaliaj. Po vazhdon investimi shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, ai në Këlcyrë dhe investime edhe në Dropull”.

Një tjetër investim është ai për fuqizimin e e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 KV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC. Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu ka patur ndëhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik- bëri me dije ministri Infrastrukturës dhe Energjisë. “Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet”.

Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, qeveria në 4 vitet e fundit ka investuar ose ka në proces investimi projekte që në vlerën totale arrijnë në 3,3 miliard lekë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al