• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri i Brendshëm në Sarandë: Lejet për lundrim të futen në regjim të thelluar kontrolli (VIDEO)

12/08/2024
Ministri i Brendshëm në Sarandë: Lejet për lundrim të futen në regjim të thelluar kontrolli (VIDEO)

Ministri Hoxha takon drejtuesit e Policisë në Sarandë: Masa të forta për të përmbyllur një sezon të qetë e të sigurt

Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit. Ministri i përgëzoi për masat për sezonin turistik dhe shprehu shqetësimet mbi disa problematika të konstatuara.

“Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush”, deklaroi Hoxha.

Ai kërkoi masa të posaçme në fushën e qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje me pasoja.

“Komisariati i Policisë Sarandë duhet të ushtrojë në veçanti një kontroll më të theksuar. Akset kryesore janë të mbingarkuara, punonjësit e Policisë Rrugore duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zbatuar planin e masave”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Gerald Toska, Shefi i Komisariatit Sarandë informoi se bazuar në planin e masave për sezonin, çdo gjë ka shkuar qetësisht.

“Kemi marrë edhe forca shtesë nga drejtoritë e tjera për të na mbështetur për sezonin turistik. Koordinohemi me Komisariatin e Kufirit dhe së bashku kemi bërë një plan masash edhe për mjetet lundruese, ku kemi filluar një kontroll të dokumentacionit të të gjitha mjeteve.
Sa i përket Komisariatit, në vazhdimësi, për ndotjen akustike, pas orës 12:00 të natës, nuk tolerojmë të ketë muzikë. Kemi pasur 7 raste, të konstatuara pas orës 12:00, të cilët janë proceduar, janë referuar në prokurori dhe janë sekuestruar pajisjet muzikore. Për këtë aspekt jemi gjithmonë në gatishmëri, për t’u siguruar pushuesve një mjedis sa më të qetë”, tha Kryekomisar Toska.

Ministri Hoxha, gjithashtu instruktoi strukturat vendore të Policisë, të mbajnë në vëmendje mjetet ujore që përdoren për transport të pushuesve.

“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri.

“Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngarkesa e Policisë Kufitare është me kapacitet të plotë. Jemi të angazhuar të gjithë për kontrollin e vijës bregdetare, për sigurinë e plazheve për të gjithë turistët, që frekuentojnë Sarandën në këto ditë të sezonit turistik”, tha Fadil Veli, Shef i Komisariatit të Kufirit Sarandë.

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballet me Luksemburgun

E papritur! Shkëlqeu me Kombëtaren, klubi në La Liga kërkon liderin e kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
Java historike e Egnatias në Europë, vetëm një “telash” që nuk mund të rregullohet për kampionët – Balkanweb.com – News24

Java historike e Egnatias në Europë, vetëm një “telash” që nuk mund të rregullohet për kampionët

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al