• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

10/07/2026
Ministri i Brendshëm: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal në parandalimin e zjarreve, duke nënvizuar se zjarrvënia përbën një vepër të rëndë penale dhe jo një pakujdesi të thjeshtë. Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale, ministri apeloi për përgjegjësi të lartë qytetare për të shmangur katastrofat dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore të vendit.

Në mesazhin e tij, Lamallari rikujtoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë ashpërsuar ndjeshëm sanksionet ligjore për të gjithë ata që shkaktojnë zjarre, ku masat e dënimit gradohen në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara:

5 deri në 8 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve ose pranë zonave të banuara.

4 deri në 10 vite burg kur zjarri prek zonat e mbrojtura, objektet e trashëgimisë kulturore, objektet e kultit, monumentet apo infrastrukturën kritike.

Deri në 15 vite burg në rrethanat kur nga akti i zjarrvënies shkaktohen pasoja të rënda materiale, rrezikohet jeta e njerëzve ose sillen dëme të pariparueshme ekologjike.

Autoritetet njoftojnë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe grupet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë në të gjithë territorin për të identifikuar dhe çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al