Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi në Gjirokastër një thertore, e cila pret certifikimin hallall për të nisur shitjen e të imtave në Arabinë Saudite. Thertoja është mbështetur nga qeveria me rreth 225 milionë lekë të vjetra.
Postimi i Çuçit në Facebook
Në vjeshtën e vitit të shkuar hodhëm hapat e parë për nisjen një bashkëpunimi tregtar me Arabinë Saudite në fushën e eksportit të prodhimeve bujqësore e blegtorale.🤝 Sot thertoja e Melo Priftit në Gjirokastër do të jetë ndër subjektet e para që do të nisë tregtimin e të imtave në Arabinë Saudite.👏 Për shkak të pandemisë u vonua çertifikimi hallall i thertores nga autoritetet saudite. 👍 Pritet që ky proces të kryhet së shpejti dhe menjëherë do të fillojë shitja e qingjave dhe kecave drejt Arabisë Saudite.✅ Kjo thertore moderne është ngritur falë mbështetjes me rreth 22.5 milionë lekë nga qeveria shqiptare përmes Skemës Kombëtare. ✍ Kapaciteti i saj është shumë i lartë. Përpunon 550 qingja në harkun kohor të 8 orëve. 🐑🐐🐏Sot në të gjithë vendin kemi 59 thertore me standarde të larta e kushte higjeno-sanitare shumë të mira, që kanë sjell formalizimin e këtij sektori dhe rritjen e sigurisë për produktet e mishit.👍 Prej vitit 2014 kemi mbështetur me fonde të buxhetit të shtetit dhe fonde europiane ndërtimin e 14 thertoreve të reja me një vlerë rreth 269 milionë lekë.