Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundimtare të Zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të datës 18 Qershor 2017.
Të drejtën e votës e kanë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur si objektiv sigurimin e një liste sa më të plotë zgjedhore, që do të garantojë të drejtën e votimit për çdo shtetas me të drejtë vote, duke shmangur në maksimum problemet e verifikuara në të kaluarën dhe duke plotësuar vërejtjet e vëzhguesve të huaj apo vendas.
Për herë të parë, Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, të Kodit Zgjedhor, siguroi dhe shpërndau fondin prej rreth 13.8 milion lekë, në dispozicion të Njësive të Qeverisjes Vendore për procesin e njoftimit të zgjedhësve derë më derë.