Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim në Drejtorinë e Policisë në Shkodër dhe Lezhë. Ministri Demiraj, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, theksuan zero tolerancë për punonjësit e policisë që përfshihen në aktivitete të subjekteve politike.
Gjithashtu, Demiraj percolli prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt dhe të qetë, luftën pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, parandalim të përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjen e votës. Garantoi mbeshtetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.