• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministrja e Kulturës jep garanci për Gjirokastrën: Asgjë nuk prishet nga kalldrëmi i stilizuar i viteve ’70

18/03/2019
Çfarë po ndodh me kalldrëmet në Gjirokastër, reagon për herë të parë ministrja e Kulturës

Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të Gjirokastrës, me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Por heqja e kalldrëmit ka sjellë jo pak reagime nga specialistët e trashëgimisë kulturore, të cilët kanë kërkuar të mos ketë dëmtime. Ndërsa punimet në Gjirokastër po vijojnë, ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se i është kthyer shkëlqimi i pazarit të harruar.

“Prej disa ditësh kam ndjekur me vëmendje të gjitha argumentet pro dhe kundër punimeve në Qafën e Pazarit të Gjirokastrës. Pasi i kthyem shkëlqimin e harruar këtij pazari me rehabilitimin e fasadave dhe çative po punojmë për fazën e dytë të projektit “Rehabilitimi i Qafës së Pazarit të Gjirokastrës”. 3,5 milionë dollarë investim, mbi 5000 m2 restaurim dhe prona të rivlerësuara si asnjëherë më parë i kemi kthyer Pazarit të Gjirokastrës, së bashku me AADF, partnerin tonë strategjik”, pohon Margariti.

Më tej ajo vijon se rezultatet e kësaj pune janë fort të prekshme. Sipas saj, sot kemi një zhvillim në rritje të turizmit, falë investimeve të kësaj qeverie, që e ka në qendër të vëmendjes Gjirokastrën. “Në Gjirokastër janë ndërtuar 67 bujtina nga 4 që kishte qyteti para 3 vitesh. Qafa e Pazarit është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit e Përmetit, i financuar nga Banka Botërore në vlerën 63.8 milionë euro.

Me partnerin tonë të rëndësishëm FSHZH po kryejmë realizimin e rehabilitimit të infrastrukturës inxhinierike, rrjetin e furnizimit me ujë, energji elektrike, rrjetin e MNZ, telefonisë e rrjetit Lan si dhe restaurimin e kalldrëmeve e trotuareve, si fazë e dytë e projektit të rehabilitimit”, shton më tej ministrja e Kulturës. Në reagimin e saj Margariti vijon se Ministria e Kulturës dhe IMK janë duke monitoruar çdo fazë në këtë rehabilitim. “Procesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku është çmontuar. Asgjë nuk humbet.

Asgjë nuk prishet nga kalldrëmi i stilizuar i viteve ’70. Po magazinohen dhe pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit. Lajmi tjetër i mirë është se gjatë punimeve u zbuluan pjesë kalldrëmi që mendohet se i përkasin një kohe më të hershme se vitet ’70. Për të gjitha këto informacione është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe materialet mbi këto gjetje do të shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë”, shkruan ministrja e Kulturës. Ajo vijon se Qafa e Pazarit, kjo trashëgimi botërore në mbrojtje të UNESCO-s është vetëm një pjesë e investimit dhe vëmendjes së qeverisë për këtë vlerë unike të trashëgimisë kulturore.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ Na ishte një herë Milan-Juve, zero emocione, “ndizet” gara për Champions (VIDEO)

ZYRTARE/ Modriç-Milan, merret vendimi për rinovimin e mesfushorit

23/07/2026
FOTO/ Me mision Botërorin, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me grupin e plotë

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al