Në kuadër të analizës vjetore në qytetin e Gjirokastrës, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, bashkëbisedoi me nxënës dhe mësues të shkollave të qarkut, të cilët shprehën mirënjohjen për reformat e ndërmarra nga MAS në këto vite që sipas tyre kanë bërë të mundur që mësuesit të japin idetë e tyre për hartimin e kurrikulave për minoritetet.
Kurrikula e re për sistemin 9-vjeçar u parapri nga trajnimi i stafit pedagogjik ku gjatë tre viteve të fundit në Gjirokastër janë trajnuar për implementimin e kurrikulës me bazë kompetencën 597 mësues.
Mësuesit vlerësuan që falë këtyre refomarve viti 2014 shënoi një kthesë të rëndësishme përsa i përket teksteve për minoritetet, të cilat u janë shpërndarë nxënsve ditën e parë të shkollës.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi se reformat e premtuara në këto vite gjetur zbatim në të gjitha shkollat e vendit duke dhënë kështu rezultate pozitive në mësimdhënie, por siç theksoi Nikolla, MAS nuk do ndalet në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të tyre.
Edhe njëhërë ministrja Nikolla nënvizoi fokusin e vecantë të ministrisë për figurën e mësuesit. Premtimin e dhënë publikisht për të plotësuar dëshirën e vogëlushit me sindromën down Dhimitër Rapi për mësimin e violinës, ministrja Nikolla e plotësoi duke siguruar mësuese profesioniste Elin.
Prej disa javësh tashmë universitetet në të gjithë vendin kanë shpallur kriteret e pranimit dhe për të sqaruar nga afër cdo paqartësi të maturantëve ministrja e arsimit zhvilloi një takim me maturantët e Gjirokastrës duke theksuar se ligji i Arsimit të Lartë ka sjellë një tjetër epokë në IAL-të e vendit.
Një fakt i tillë u pohua edhe nga Rektori i Universitetetit të Gjirokastrës, i cili theksoi se ligji i ri i Arsimit të Lartë ka rritur dukshëm cilësinë e studentëve në universitet.
Ministrja Nikolla gjatë analizës vjetore të arsimit evidentoi arritjet e qarkut Gjirokastër ku në sajë të refomave të marra në këto vite 1120 fëmijë përfitojnë tekste falas si dhe përfitojnë nga transporti falas 985 nxënës dhe 329 mësues si dhe 19 shkolla funksionojnë si Shkolla Qender Komunitare. Në këtë qark falë portalit “Mësues për Shqipërinë”. janë punësuar 163 mësues.