• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Minoriteti maqedonas kërkon krijimin e dy bashkive të reja në Shqipëri

27/01/2025
Minoriteti maqedonas kërkon krijimin e dy bashkive të reja në Shqipëri

Komuniteti maqedonas në Shqipëri ka kërkuar krijimin e dy bashkive të reja në vend, përkatësisht atë të Gollobordës dhe Gorës, duke argumentuar se ndarja territoriale e vitit 2014 i ka lënë pa zhvillim zonat dhe i ka bashkuar padrejtësisht me bashki të mëdha si Bulqiza, apo Librazhdi dhe Kukësi, duke mos përfaqësuar interesat e minoritetit.

Përmes një komunikate për shtyp, ka qenë Shoqata Maqedonase “Ilinden”, ajo e cila ka kërkuar krijimin e komunave Gollobordë dhe Gorë në vend.

“Dhjetë vjet nga ndarja territoriale e vitit 2014, zonat e Gollobordës dhe Gorës ku jeton Pakica Kombëtare Maqedonase kanë mbetur ende të pazhvilluara.

Në vitin 2014 u shfuqizua komuna e Trebishtit, Ostrenit dhe Steblevës në zonën Gollobordës, për t’ju bashkuar Bashkive Bulqizë dhe Librazhd, si dhe komunat e Shishtavecit dhe Zapotit në zonën e Gorës ju bashkangjitën Bashkisë Kukës”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Pakicat kombëtare maqedonase në zonat e Gollobordës dhe Gorës, sipas komunikatës, e konsiderojnë heqjen e komunave si një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi vijon më tej:

“Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të propozojnë ndryshime në Ligjin për vetëqeverisjen vendore për të krijuar dy Bashki të reja:

-Bashkia Gollobordë

-Bashkia Gorë

Shoqata maqedonase Ilinden – Tiranë beson që ky proces demokratik do të rrisë besimin e qytetarëve në sistem dhe do të mundësojë zgjidhjen më efikase të problemeve në zonat e Gollobordës dhe Gorës”.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

Ky banor la shtëpinë e “BBVK”!

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al