• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miqësoret ndaj Moldavisë & Ukrainës/ Trajneri Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin

08/11/2025
Miqësoret ndaj Moldavisë & Ukrainës/ Trajneri Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, mungesat në skuadër, risinë në grumbullim, dy kundërshtarët dhe përgatitjet për Kampionatin Europian U-21.

Lista e lojtarëve? – Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë. Mendoj që Vokrri është një prurje shumë e rëndësishme e jona. Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmoj shumë.

Dy kundërshtarët, Moldavia dhe Ukraina? – Për ne nuk ka ndeshje miqësore e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian. I kemi vlerësuar maksimalisht. Ndeshjen e parë e kemi me Moldavinë, të dytën me Ukrainën.

Moldavinë e dimë shumë mirë se si luan, sepse kemi luajtur para një viti në Tiranë. Një ndeshje kemi barazuar, dhe një ndeshje e kemi mundur. Por gjithsesi janë një ekip që janë zhvilluar së fundmi, ashtu si ne. Jemi përmirësuar goxha, grupi pothuajse është alternuar dhe e njohin më mirë njëri tjetrin. Kemi krijuar një sistem loje që na përshtatet për lojtarët që ne kemi. Mendoj që do të bëjmë mirë dhe janë 8-9 ditë që do të na shërbejnë shumë mirë.

Ndeshja me Ukrainën është krejt tjetër. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Ekipi i Ukrainës ka bërë mirë në vitet e fundit. E kemi ndeshjen në “Elbasan Arena” dhe mendoj që duhet të bëjmë maksimumin, për të dhënë gjithçka se çfarë ne kemi për të treguar se sa jemi përmirësuar dhe për të parë përpara.

Si po shkojnë përgatitjet për Europianin? – Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo
Sport

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

14/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948
Sport

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

Mbyllet java e 9-të e kampionatit të vajzave/ Fitojnë Vllaznia, Partizani, Apolonia e Teuta
Sport

Mbyllet java e 9-të e kampionatit të vajzave/ Fitojnë Vllaznia, Partizani, Apolonia e Teuta

14/12/2025
VIDEO/ Inter “komandon” Serie A, zikaltërit triumfojnë në Genoa

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

VIDEO/ Alaves “kockë e fortë”, Reali vuan në La Liga por e shpëton Rodrygo

14/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

RENDITJA/ Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, rivalitet i ashpër edhe në zonën e ftohtë! Ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al