Në asamblenë e fundit, Edi Rama iu la detyrë drejtuesve politikë nëpër qarqe të anëtarësonin njerëz të rinj në Partinë Socialiste dhe të raportojnë për këtë deri në asamblenë e radhës që do të mbahet më 16 mars. Mirela Kumbaro ka prezantuar sot disa profesionistë të rinj, që sipas saj i janë bashkuar PS-së në Gjirokastër e do të kontribuojnë secili në fushën e vet.
“Është një grup që iu bashkua vizionit të Partisë Socialiste, Shqipëria 2030. Shqipëria 2030 e ka Gjirokastrën destinacionin kryesor turistik, e ka Gjirokastrën të parën për ekonominë e agroturizmin, ka Gjirokastrën kryqendrën e Vjosës Park Kombëtar, e ka Gjirokastrës vetëm gjysmë orë larg nga deti. Prandaj ejani na u bashkoni. Do të jemi shumë më tepër herës tjetër”, thotë Kumbaro teksa publikon një video në rrjetet sociale. ©Argjiroja.net