Në vijim të takimeve të saj elektorale, Mirela Kumbaro është ndalur në fshatin Vllaho-Psilloterë, një fshat minoritar në rrethin e Përmetit, ku jetojnë kryesisht të moshuar pasi të rinjtë janë në emigracion. Kumbaro poston foto në Facebook nga ky takim, ndërsa i falenderon edhe në gjuhën greke.
“Efharisto poli per pritjen qe me bete dhe besen e dhene. Pas ndertimit te ures drejt e ne fshat dhe investimeve te tjera ne kanalet e zones se Çarshoves, do te vijojme ne mandatin e dyte me rrugen e Tri-Urave, pjese e projektit te perbashket me Delegacionin Europian”, shkruan kandidatja për deputete e PS-së në qarkun Gjirokastër.