• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri i vetëvrasjes së çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se u përleshën para aktit ekstrem

07/08/2022
Misteri i vetëvrasjes së çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se u përleshën para aktit ekstrem

Hetuesit amerikanë në New York dyshojnë se vdekja e Florind Belliu dhe gruas së tij Ornelës, nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore, shkruajnë mediat amerikane.

Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

“Dikush tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë në shkallët e zjarrit, ndoshta ajo po përpiqej të largohej.”, ka deklaruar Steve Iurilli, 63 vjeç.

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me 35-vjeçarin një natë para ngjarjes tragjike.

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur të ishte i zemëruar.”

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci, 50 vjeç. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”

Sapo u zbuluan trupat jashtë pati aq shumë zhurmë sa fqinja Alba Rivera, 67 vjeçe, mendoi se ndërtesa ishte në flakë.

“Hajde këtu!” ulëriti punëtori i ndërtimit, u kujtua Mussemeci. “Njerëz sapo ranë nga ndërtesa!”.

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” disa sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.

Resto, 28 vjeç, fillimisht mendoi se ajo që kishte dëgjuar ishte një aksident me makinë.

“Fqinja ime shkoi të hidhte mbeturinat dhe ajo i pa atje. Shpresoj të mos e shoh më kurrë këtë. Zemra ime shkon me ta”, tha banori i goditur i shokuar.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre të mitur, të cilët kanë qenë brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël. Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Djaloshi ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.” tha fqinji Giovanni Resto për Daily News.

Related Posts

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)
Kryesore

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)
Kryesore

Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

15/07/2026
Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit
Kryesore

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!
Kryesore

Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

Humb jetën i paraburgosuri në Vlorë (Emri)

16/07/2026
VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

VIDEO/ Argjentina kompleton përmbysjen e madhe, fiton ndaj Anglisë dhe sfidon Spanjën në finalen e Botërorit

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al