Mario Mitaj e nisi si titullar sfidën e Xhenoas ndaj Sudtirolit, në raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë për 61 minuta dhe zhvilloi një paraqitje pozitive, përpara se të zëvendësohej me sulmuesin Lorenzo Colombo. Ai u vlerësua me notën 7.1 nga site i mirënjohur ndërkombëtar i statistikave “Flashscore”. Prezenca e mbrojtësit kuqezi duket se i solli fat Xhenoa siguroi kualifikimin falë golit të kapitenit Vaskez në minutën e 87-të.
Në raundin e 1/8-ve, skuadra e Daniele De Rosit do të përballet me Interin e Kristian Kivus, në një sfidë prestigjioze për Xhenoan dhe një tjetër mundësi për Mitajn për të fituar një vend titullari.
Në sfidën tjetët të së martës në Kupën e Italisë, Fiorentina triumfoi 3-0 ndaj Pisës në derbin toskan dhe siguroi një vend në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.
Pellegrino zhbllokoi sfidën në minutën e 40-të, ndërsa Gnonto dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë, duke shënuar edhe golin e tij të parë me fanellën e Fiorentinës. Në fund, Goncalves vulosi fitoren me një gol spektakolar në minutën e 92-të.
Fiorentina vijon rrugëtimin në Kupë, ku në raundin tjetër e pret një përballje e fortë me Napolin në “Maradona”.








